Gazeta Si – Të paktën pesë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri të martën në qytetin izraelit Bnei Brak, i cili ndodhet në të dalë të Tel Avivit. Ky është sulmi i tretë që ka prekur ditët e fundit Izraelin.
Dy ditë më parë, dy policë u vranë me armë zjarri në Hadera, një javë më parë katër persona u vranë me thikë në Beer-Sheba. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për të dy këto sulme.
Sulmi më i fundit ndodhi në dy vende, bërë të ditur policia duke shtuar se ai u krye nga një person i armatosur që kishte hipur në një motoçikletë.
Duke iu referuar medias izraelite agjencia “Reuters” njoftoi se personi i armatosur qëlloi drejt ballkoneve të apartamenteve në një lagje ultra-ortodokse dhe më pas nisi t’u gjuajë këmbësorëve. Më pas personi i armatosur u qëllua dhe u vra.
Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” sulmet e Shtetit Islamik në Izrael janë të rralla.
Vetëm disa orë përpara incidentit të së martës, Kryeministri izraelit Naftali Bennett i quajti sulmet e fundit një situatë të re dhe kërkoi masa më të forta sigurie.
Sulmet vijnë pak para fillimit të muajit të Ramazanit i cili nis të shtunën dhe teksa ministrat e jashtëm nga katër shtete arabe, si dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit takohen në shkretëtirën izraelite për të diskutuar rreth çështjeve rajonale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje