Peshëngritja shqiptare ka marrë një tjetër goditje. Në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve, Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023. Në njoftim thuhet se Godelli ka rezultuar pozitiv me substancën enobosarm.
Ky është një rast i përsëritur për peshëngritësin shqiptar, i cili edhe në vitin 2014 është dënuar pasi ka rezultuar pozitiv me doping.
Enobosarm përdoret nga bodybuilderat si alternativë e steriodeve anabolik.
Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status në rrjetet sociale, duke theksuar se e ka përdorur substancën por është një substancë që nuk ka lidhje me sportin që ai ushtron dhe për këtë arsye do të kërkojë testin B të analizës.
“Jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj, dhe për këtë arsye do kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time” thotë sportisti.
Godelli shkon akoma dhe më tej, duke sqaruar situatën, ku thotë se analizat e testeve janë në një garë ku ai ishte i dëmtuar ndërkohë që bën thirrje për durim deri në përgjigjen e testit B
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje