Sport

Peshëngritja botërore zgjedh drejtuesit nga kongresi në Tiranë

Gazeta Si – Në Tiranë është zhvilluar sot kongresi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Presidenti i kësaj federate është zgjedhur irakeni Mohammd Hasan Jalod Alshamari.

Në kongres merrnin pjesë përfaqësuesit e federatave të 150 vendeve të botës. Kongresi zgjodhi edhe zëvendëspresidentët e Federatës Botërore të Peshëngritjes. Ata janë Pirro Dhima, Ursula Papandrea, Doris Marrero, Attila Adamfi dhe Peter Krol.

Mohammd Hasan Jalod Alshamari, presidenti i Federates Boterore te Peshengritjes. Gazeta Si, 26 qershor 2022

Janë zgjedhur po ashtu anëtarët e bordit të federatës dhe organet e tjera të saj. Përveç presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza, merrnin pjesë edhe presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli, si dhe ministrja e sportit Evis Kushi.

Një përshëndetje ka bërë gjatë kongresit edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ngacmuar pak edhe Pirro Dhimën, peshëngritësin e njohur shqiptar që ka garuar për Greqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë