Ne rrjet

Petkov premton t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut për në BE

Kryeministri i ri i Bullgarisë, Petkov, ka sinjalizuar se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme.

Kiril Petkov, i cili u konfirmua si kryeministër nga parlamenti i vendit pasi partia e tij mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e nëntorit, bëri zotimin teksa riafirmoi angazhimin e Bullgarisë ndaj NATO-s dhe perëndimit. “Ne jemi në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së, 100%”,- tha ai për Financial Times në një intervistë përpara se të konfirmohej si kryeministër.

“Ne do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut, shumë shpejt, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë ,”- tha ai.

Kthimi vjen pasi Bullgaria vitin e kaluar vendosi veton ndaj bisedimeve të anëtarësimit të fqinjit të saj në BE mes mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe identitetin. Kritikët në atë kohë akuzuan ish-udhëheqësin e qendrës së djathtë të Bullgarisë, Bojko Borisov, se iu drejtua nacionalizmit për të shkëputur vëmendjen nga protestat disamujore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Borisov u rrëzua në zgjedhjet e prillit, por dështimi për të rënë dakord për një koalicion çoi në zgjedhje të reja në korrik dhe përsëri në nëntor, kur partia qendrore e Petkov “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) fitoi rreth një të katërtën e votave.

Petkov dhe partnerët e tij të koalicionit – partia Socialiste, anti-establishmenti ITN i yllit “turbo-folk” të popit Slavi Trifonov dhe Bullgaria liberale Demokratike – përfunduan draftin e parë të një marrëveshjeje koalicioni.

Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë