Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook shkruan e borxhi publik në vend ka arritur një shifër prej rreth 13.5 miliard euro.
“Shqipëria është sot mbërthyer nga një borxh publik i tmerrshëm prej rreth 13.5 miliard euro, i cili nuk u ka sjellë asnjë të mirë shqiptarëve.
Me miliarda euro borxh dhe asnjë vepër e madhe publike, asnjë shërbim të ri, asnjë rritje të punësimit, as shtim të bizneseve, por vetëm falimentim masiv të tyre, mjerim që ka sjelle një shpopullim tronditës për ekzistencën e Shqipërisë.
Miliarda euro të marra borxh pa kurrfarë zhvillimi ekonomik dhe prova është fakti që:
Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte,
Vetëm për vitin 2022, Qeveria ka pagur në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit.
Krahasuar me vitin 2021 më parë rritja në 2022 është drastike, me rreth 100 milionë dollarë.
Produktiviteti i borxhit të marre nga rilindja sot është në nivele skandaloze, pasi:
Për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, pra në nivel më të ulët se niveli i borxhit…”, shkruan Vasili
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje