Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se në listën e aplikacionit “Aktivisti”, menaxhuar nga PS, ka në përbërje të saj edhe punonjës të sistemit të Drejtësisë.
Vasili shkruan në Facebook se dhjetëra prokurorë e gjyqtarë janë pjesë e ‘Aktivistit’ duke e cilësuar dëshmi të kapjes së reformës në drejtësi nga qeveria.
“Lista e “Aktivisti”-it bën zero reformën në drejtësi, që kishte si kushtin numër një paanësinë dhe pavarësinë e plotë nga politika.
Por dhjetëra Prokurorë dhe Gjyqtarë pjesë e listës së “Aktivisti”-it janë dëshmi asgjesuese e kapjes së reformës në drejtësi nga Rama dhe Rilindja.
Reforma në drejtësi e ka kthyer drejtësinë në një bisht te rilindjes dhe në një legjitimuese të pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe të çdo veprimtarie mafioze të qeverisë”, shkruan Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje