Politike

Petrit Vasili:  Pse agjenti i FBI i arrestuar mori titullin  qytetar nderi në Tropojë?

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha të dielën se kryeministri Edi Rama është i implikuar në veprimtari mafioze, duke iu referuar akt-akuzës ndaj ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

“Departamenti i drejtësisë në SHBA ka konfirmuar vijimin e hetimeve për Mcgonigal për zbardhjen e plotë dhe evidentimin e çdo personi që ka bashkëpunuar si dhe arsyet e bashkëpunimit me të. Drejtori i FBI, Christopher Wray ka deklaruar zhvillimi e një hetimi të jashtëzakonshëm pasi çështja lidhet me sigurinë kombëtare të SHBA por dhe më gjerë.

Bashkëjetuesja e McGonigal ka deponuar për drejtësinë amerikane dhe FBI se pika e lidhjes kyçe së veprimtarisë së McGonigal ka qenë Edi Rama.

Në akuzën zyrtare përmendet 14 herë, kryeministri Rama i cili është i vetmi kryeministër që përmendet në akuzë”, tha Vasili.

Më tej, ai parashtroi disa pyetje.

“Qytetarët shqiptarë kanë disa pyetjeve për kryeministrin dhe ne kërkojnë me forcë nga drejtësia që t’i zbardhë.

Sa herë ka hyrë McGonigal në Shqipëri? Vetëm nga fotot që kanë dalë në media kuptohet qartë që hyrjet janë shumë më tepër sesa thuhet në raportin e Departamentit të Drejtësisë.

Çfarë kërkon McGonigal e çfarë kontributesh të veçanta ka pasur ai për Tropojën për të marrë titullin qytetar nderi.

Çfarë e lidh Damian Gjiknurin që ka qenë thjesht ministër i Energjetikës me drejtorin e FBI dhe me shpalljen qytetar nderi në Tropojë.

Çfarë kontributesh ka pasur McGonigal për qytetin e Kukësit dhe çfarë e lidh atë me zyrtarët atje me të cilët ka ngrënë dreka e darka.

Çfarë kërkon biznesmeni privat në evenimentin zyrtar në SHBA për hyrjen në Këshillin e Sigurimit kur Edi Rama thotë që nuk e njoh fare por ma solli McGonigal”.

“Autoritetet shqiptare janë turpëruar mjaft dhe kanë treguar me mosveprimet e tyre implikim, inkriminim dhe asgjësimin e shtetit, ndaj urgjentisht të bashkëpunojnë me SHBA dhe të vënë në dispozicion:

Të gjithë informacionin për hyrje daljet reale të McGonigalit.

Listën e plotë e të detajuar të të gjithë personave të kontaktuar prej tij dhe arsyen e këtyre kontakteve. Itinerarin e lëvizjeve dhe lidhjet me bizneset në Shqipëri. Përfitimet financiare nga fondet publike, duke treguar se paku gatishmëri për të dalë nga ky llum mafioz ku është zhytur vendi”, tha ai, duke kërkuar që drejtësia shqiptare të hapë hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë