Në një seancë kushtuar problematikave të zgjedhësve, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka denoncuar në Kuvend projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë.
Ai kërkoi nga bashkia e Fierit të jetë më e rreptë në lidhje me këtë situatë duke nënvizuar se banorët janë të pakënaqur.
“Dua të vijoj me disa vërejtje dhe problematika që kam gjetur nga kontaktet me njerëzit. Dua të them që pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive. Në Libofshë janë bërë dy investime të mëdha.
Te investimi për kanalizimin e ujërave të zeza. Kompania që është marrë me këtë projekt i ka zvarritur gjërat. Banorët janë të pakënaqur. Bashkia duhet të jetë më e rreptë”, tha Koçi.
Ai kishte një kërkesë edhe për drejtorin e ri të Kadastrës së Fierit
“I kërkoj drejtorit të ri të Kadastrës në Fier ta shembë skemën e zezë të korrupsionit atje dhe aty të vihen njerëz që përfaqësojnë profesionalizmin. Kam një kërkesë edhe për drejtuesin e Albpetrolit që ta rrëzojë rrethin mediokër.
Ne duhet të kemi një administratë sa më të ndershme. Jo si ajo që ka njësia e Dërmenasit që akoma nuk ka denoncuar shembjen e urës në Darëzezë. Akoma nuk është zbuluar kush është fajtori që ka përgjegjësi financiare”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje