Politike

Petro Koçi: Pse u votova pak në Fier, administratën e kisha kundër, është palë me politikën

Kryetari i PS-së Fier, Petro Koçi, që zgjedhjet e fundit parlamentare mori rezultat të dobët si kandidat për deputet, (3233 vota) i është kthyer denoncimit të do kohëve më parë, duke nënvizuar se ai nuk i heq asnjë presje deklaratave të tij.

Koçi, me pak fjalë, denoncoi përfshirjen e botës së drogës tek tenderat publikë në Fier.  

Në postimin e të premtes, ai shkon më tutje. Duke sqaruar edhe pozicionin e tij dhe arsyen se pse ai mori më pak vota se kandidatët e tjerë për deputet    

“Mandati i tretë nuk ka filluar. Por ka vend për të identifikuar fenomene të cilat duan analizë.

Administrata duket qartazi një formacion që përpiqet të kapë politikën, pra zëdhënien dhe instrumentin kushtetues në pronësi të qytetareve. Ose të paktën të hyjë në konflikt të qartë interesi me politikën dhe partitë.

Kur fillova detyrën e Kryetarit të PS në Fier e vendosa administratën kundër. Edhe pse një pjesë e saj ishte brenda strukturës drejtuese të partisë.

E dija që do kisha kosto. Bile u çudita që arrita të marr aq vota si individ në zgjedhje.

Kisha ushtrinë e administratës kundër. Prisja shumë më pak vota. Por kjo i dha shpresë njerëzve se diçka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i shërbimeve do vinte ne lartësinë e moralit te ligjit, larg kthetrave të Maliqit.

Kjo ishte një nga arsyet që rezultati në Fier ishte me i miri ne gjithë qarkun…”, shkruan Koçi duke iu rikthyer problemit konkret.

“Si zgjidhet konflikti i interesit mes administratës dhe partive, apo mes administratës dhe pushtetit te zgjedhur. Për këtë mendoj se ka nevojë për reforma statutore dhe ligjore të forta. Të shpëtosh nga ky konflikt interesi është njëra nga rrugët për të luftuar korrupsionin në jetën publike. PS është instrument politik në krah të qytetarëve.

Mandati i tretë i energjisë Rama po afron!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë