Gazeta Si – Ushtritë bëhen më të forta, diplomacia lëkundet, frika rritet. Pas ngërçit në bisedimet e nivelit më të lartë, ato midis Joe Biden dhe Vladimir Putin që çuan vetëm në premtimin e përgjithshëm për të vazhduar dialogun, Ukraina po përgatitet për luftë.
Kievi paralajmëron kompanitë ajrore të mos fluturojnë në Detin e Zi. Në bisedën mes Bidenit dhe presidentit ukrainas Zelenskij, shefi i Shtëpisë së Bardhë siguroi se përgjigja e aleatëve do të jetë “e shpejtë dhe vendimtare” në rast sulmi.
Edhe pse kompania holandeze ‘KLM’, ka ndaluar fluturimet dhe qiejt e Ukrainës në fakt po shmangen nga shumë transportues, me kompanitë e sigurimit që ikin, edhe një fluturim nga Portugalia në Kiev i kompanisë lokale “SkyUp”, u detyrua të zbarkonte në Moldavi të shtunën me vendim të shoqërisë që e operonte.
“Nuk ka kuptim dhe do të dukej shumë si izolim”, – tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidencës ukrainase.
Qeveria është e angazhuar për “parandalimin e rreziqeve për linjat ajrore”, por në të njëjtën kohë këshillon që të mos fluturojnë mbi Detin e Zi nga e hëna në të shtunë, në lidhje me stërvitjen maksimale detare ruse.
Megjithatë, koordinimi me aleatët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskij, mbetet i vazhdueshëm.
Pas një bisede me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili përsëriti solidaritetin e të 27-ve, mbërriti një konferencë e re me Biden, i cili kishte sërish për të thënë pas bisedës telefonike me Putinin.
Shtëpia e Bardhë përsëriti se në rast të agresionit rus, përgjigja do të vijë “shpejt dhe me vendosmëri”, duke shpjeguar se të dy liderët ranë dakord “për rëndësinë e vazhdimit të ndjekjes së diplomacisë dhe parandalimit”.
Krahas dështimeve diplomatike, frika nga një pushtim i armatosur po rritet edhe në mesin e kancelarëve më të kujdesshëm deri më tani.
Duke filluar nga Berlini, i cili në prag të vizitave të kancelarit Olaf Scholz në Kiev dhe Moskë, ngre tonin dhe flet për një situatë “kritike”, duke kërcënuar me sanksione “të menjëhershme”. Një qëndrim i riafirmuar edhe nga Frank-Ëalter Steinmeier në ditën e rizgjedhjes së tij si president.
“I bëj thirrje presidentit Putin: zgjidh lakun rreth qafës së Ukrainës. Bashkohuni me ne në rrugën e ruajtjes së paqes në Evropë. Dhe mos e nënvlerësoni forcën e demokracisë”, paralajmëroi kreu i shtetit gjerman në fjalimin e tij të inaugurimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje