Gazeta Si – Tre inspektorë të forcave “Shqiponja” në Durrës, janë pezulluar nga detyra, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një personi me iniciale A.K.
Ky i fundit është shoqëruar në dhomat e sigurisë së komisariatit në datën 6 nëntor 2021.
Policia thotë se ata janë B.Gj., inspektore me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës; inspektori H.H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, si dhe inspektori R.H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.
Hetimet ndaj efektivëve janë zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës pas kallëzimit të një qytetari.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A.K., është shoqëruar më datë 06.11.2021 dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punonjësit e policisë të mësipërm kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, njoftoi AMP.
Më tej thuhet se veprimet arbitrare të policëve evidentohen edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të ambienteve të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje