Ka ndodhur

Pezullohet shembja e hotelit të mikut të Belerit në Dhërmi për shkak të sezonit turistik

Gazeta Si – Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit duket se ka vendosur që të pezullojë për pak muaj shembjen e një hoteli në Dhërmi, në Bashkinë Himarë.

Burime pranë IKMT-së, i kanë konfirmuar se pezullimi është bërë për shkak të sezonit turistik dhe shembja mund të jetë dhe një rrezik për objektet e tjera. Ankesat nga pronarët për dëmtime të objekteve aty pranë, kanë sjellë edhe këtë vendim.

Aksioni për shembjen e hotelit në pronësi të Fjorentin Belit, mik i Fredi Belerit, kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, do të bëhet pas sezonit turistik.

Fjorentin Beli, sipas deklaratave të banorëve, ishte numërues në kutinë e fundit të fshatit Kudhës, që i dha fitoren Belerit në Himarë.

Në deklaratat e dhëna për mediat, banorët thonë se operacioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, është i motivuar politikisht.

Familja e tij, tha ditën e djeshme për mediat se djali i tyre nuk ka asnjë faj, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë