Futboll

Pike i jep lamtumirën fushës, do të marrë presidencën e Barcelonës

Koha e rikuperimit, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në gju në fund të nëntorit ndaj Atletiko Madrid, është ende e paqartë. Zherard Pike, që në shkurt mbush 34 vjeç, ka vendosur ndërkohë të bëjë hapin e madh: të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës.

Lajmi bëhet i ditur nga “Mundo Deportivo”, që sqaron se mbrojtësi katalanas është bindur për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në karrierë, pasi ka marrë garanci minimale nga mjekët për kthimin në fushë. Pike madje është mobilizuar në prag të objektivit të tij. Ai i ka kërkuar Barcelonës 65 mijë module për të mbledhur firmat e nevojshme dhe për t’i paraqitur pastaj pranë zyrave në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike. Gazeta Si, 28 dhjetor 2020

Pike gjithashtu ka folur me Carles Tusquets, presidentin e përkohshëm të klubit. Të dy kanë diskutuar në lidhje me rregulloren e brendëshme, që nuk i lejon lojtarët në aktivitet që të mbulojnë postin e presidentit. Gjithmonë duke iu referuar “Mundo Deportivo”, Pike e ka marrë vendimin që pas humbjes së bujshme me Bajernin në Ligën e Kampionëve.

Ai mendonte që në atë kohë që kishte ardhur momenti ta ndihmonte Barcelonën në një pozicion jashtë fushës. Mbrojtësi ka përvojë si drejtues, ai është president i “Kosmos”, që ka blerë të drejtën televizive të Kupës Devis.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë