Me motorë të fikur, para se të hyjnë në emocionet e Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pilotët e 10 skuadrave të impenjuara në Botëror, do të sfidohen në një garë bamirësie basketbolli, duke shfrytëzuar këshillat dhe sekretet e kampionëve të NBA-së.
Teatri i këtij ekzibicioni do të jetë cirkuiti në Austin (Teksas), ku të dielën e 24 tetorit do të zhvillohet gara e radhës. Arsyeja? Është bashkëpunimi i parë mes Formulës 1 dhe “National Basketball Association”, ligës amerikane që feston përvjetorin e 75-të në histori. Pilotët dhe basketbollistët e NBA-së do të takohen në pistën e Austin.

Të ftuar nga Espn, profesionistët e timonit do të vihen në një sfidë poshtë koshit. Piloti që do të realizojë numrin më të madh të koshave në 10 gjuajtje do të fitojë 20 mijë dollarë, që më pas do t’i kalojë në një shoqatë bamirësie të zgjedhur nga vetë ai.
Bashkëpunimi mes Formulës 1 dhe NBA-së ka edhe një aktivitet tjetër: të celebrojë garën në Teksas, por edhe 75 qirinjtë e shuar nga NBA. Për këtë do të prezantohen versionet ekskluzive të makinave të Formulës 1 të personalizuara dhe dedikuar 30 skuadrave që marrin pjesë në turneun më të njohur të basketbollit botëror. Sezoni i 75-të i kampionatit amerikan ka nisur të martën e 19 tetorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje