Politike

Pjesëmarrja me shifra dhe dështimi i forumeve rinore / 86% e të rinjve që votonin për herë të parë, bojkotuan   

Zgjedhjet lokale të 2013-ës, përpos rikonfirmimit pa surpriza të mazhorancës, nxorën në pah një tjetër fenomen, bojkotin e të rinjve në zgjedhje, ose së paku atyre që votojnë për herë të parë.

Nuk ndihmuan kësaj here as FRESSH i PS-së dhe as FRPD i Partisë Demokratike, dy organizatat e mëdha rinore partiake.

Në zgjedhjet e së dielës ishin 122.545 persona në listat e votimit që votonin për herë të parë.

Pjesëmarrja e tyre në votim la për të dëshiruar, vetëm 16.597 votues. Një përqindje e ulët (as 14%) dhe një dështim më së shumti për politikën shqiptare që po e tërheq këtë kategori me tallava dhe këngë, por jo me ide dhe gjithëpërfshirje. Pjesëmarrja e ulet e tregoi më së miri këtë fakt.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë