Politike

Pjesëmarrja, Vokshi e krahason me referendumin e 18 dhjetorit

Kryetarja e Komisionit Elektoral në PD, Albana Vokshi tha se deri në orën 11:00 pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar ishte e krahasueshme me pjesëmarrjen në referendumin e 18 dhjetorit.

“Pas votimeve të referendumit, ka pasur shumë demokratë që kanë votuar me kartat e tyre të anëtarësisë. Kjo ka vijuar edhe për primaret. Edhe në votimet për kryetar të PD, janë paraqitur anëtarë të PD që kanë votuar me karta. Gjatë votimeve të fundit, në referendum janë 43 mijë anëtarë që kanë votuar. Në zgjedhjet për kryetarë të degëve kanë marrë pjesë 39 mijë anëtarë, pa dy degë,” tha ajo.

Vokshi tha se kanë votuar rreth 14 mijë anëtarë të PD, nga 44 mijë që votuan në referendumin e 18 dhjetorit të vitit të kaluar. Procesi, sipas saj, po vijon pa probleme dhe normalisht.

“Duket një interes shumë i madh i demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Fakti që kemi më shumë qendra votimi, e ka bërë procesin më të menaxhueshëm”, deklaroi Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë