Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur në Mamurras pak ditë më parë.
30-vjeçari Aurel Shurbi, plagosi me armë zjarri dajë dhe nip Agron Mema, 50 vjeç, dhe Klevis Leka, 30 vjeç për motive të dobëta dhe më pas u vetëdorëzua në polici.
Seanca në Gjykatën e Kurbinit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe arrestimi i tij është cilësuar i ligjshëm.
Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje