Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas Postës, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin B. G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, ndërkohë i dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje