Policia e Elbasanit ka arrestuar paraditen e sotme autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 36-vjeçari. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në lagjen “Shënkoll”.
Mësohet se autori i ngjarjes është Lorenc Luta, 23 vjeç, student në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku 23-vjeçari plagosi me mjet prerës thikë fqinjin e tij Alfred Shqau 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan.
I lënduari u transportua në Spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje