Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras të Fushë-Krujës dhe ka vënë në pranga autorin e plagosjes së pronarit të banesës që u tentua të grabitet.
Policia thotë se autori është shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Kameras.
Siç njofton policia, 47-vjeçari në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin, ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje