Rend dhe Ligj

Plagosi rëndë me thikë gruan, arrestohet i moshuari në Kamëz

Policia e Tiranës ka arrestuar 73-vjeçarin Ndue Prenga, i cili plagosi rëndë bashkëshorten, pak ditë më parë.

Sipas policisë, i moshuari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

E plagosura është shtetasja Tereza Prenga.

Policia ka sekuestruar thikën me të cilën autori kreu plagosjen.

“Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi Ndue Prenga., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë