Rend dhe Ligj

Plagosja në lokalin e tij, arrestohet i riu në Elbasan

Vihet në pranga një 25-vjeçar në qytetin e Elbasanit.

Policia thotë se ai ka tentuar të prishte vendin e ngjarjes, pasi në lokalin e tij ndodhi një plagosje.  

Po ashtu mësohet se ka kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet R. L, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë