Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje tek Ura e re e Bunës ku mbeti i plagosur Gëzim Bici, 50 vjeç.
Policia thotë se për plagosjen është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Hasan (Bardh) Isufi, i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50-vjeçarin.
Autori sipas policisë është me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit.
Ndërkaq vijon kontrolli dhe priten palombarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje