Rend dhe Ligj

Plagosja në Shkodër, konflikti nisi për parkimin e makinës

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë në Shkodër ku u qëllua me armë zjarri shtetasi Tonin Larushku, 38 vjeç nga fshati Toplanë i bashkisë Vau Dejës i cili është jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri ka marrë vetëm një plumb në bark duke arritur që të shpëtojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së martës në afërsi të bustit të Prekë Calit. Policia fillimisht identifikoi me shpejtësi autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Luverdo Kola, 29 vjeç banues në Shkodër i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Mësohet se palët edhe më përpara janë përfshirë në debate të ndryshme. Autori i dyshuar ka një lokal ndërsa përballë tij është një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të të plagosurit. Debati një ditë më parë mësohet se ka nisur për parkimin e një makine pranë lokalit të autorit të dyshuar Luverdo Kola.

Fillimisht palët janë përfshirë në debat për çështjen e parkimit dhe më pas janë konfliktuar edhe fizikisht. Në një moment sipas burimeve nga vendngjarja një person ka qëlluar makinën e shtetasit Luverdo Kola ndërsa ky i fundit është larguar duke i shpëtuar plumbave. Më pas 29-vjeçari ka marrë makinën e tij dhe ka ndjekur palën tjetër për rreth 40 metër. Mjeti ku ndodhej edhe Tonin Larushku ka frenuar me shpejtësi dhe kanë dalë nga makina dhe në atë moment dyshohet se 29-vjeçari Luverdo Kola ka hapur pak xhamin e makinës dhe nga mjeti i tij dyshohet se ka qëlluar 38-vjeçarin duke e lënë të plagosur dhe më pas është larguar me shpejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë