Gazeta Si – Një 50-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Shijakut pas një konflikti që pati me një 38 vjeçar.
Në njoftimin zyrtar të policisë mësohet se në lagjen “Popullore” të Shijakut, shtetasi E. H., 38 vjeç dyshohet se ka plagosur me shtetasin A. Ç., 50 vjeç.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa autori u largua me shpejtësi për t’u vënë në ndjekje nga efektivët e policisë.
Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuari ka qëlluar tri herë mbi 50-vjeçarin me një pistoletë.
Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.
Burime nga policia vendore, bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta. Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”.
Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj A.Ç., me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje