Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Kuçovë, shpallet në kërkim i riu

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Sipas policisë, plagosja ka ndodhur në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, ku 29-vjeçari më iniciale R.Gj., për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri 25-vjeçarin Xh.K.

Mësohet se i riu është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi po merr trajtim në spital. Ndërkohë çështja i ka kaluar në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë