Futboll

Plani i Laportës për Mesin, blerje të fuqishme dhe kontratë të përjetshme

Kontratë e përjetshme për Lionel Mesin, e vlefshme edhe pasi ai të ketë hequr dorë nga futbolli i luajtur. Por jo vetëm kaq. Edhe blerje të rëndësishme për ta kthyer Barcelonën protagoniste në Europë. Ky është plani i Joan Laportës, presidentit të ri të katalanasve, për ta bindur Mesin të qëndrojë.

Argjentinasit i skadon kontrata në qershor dhe kohët e fundit ka janë shtuar zërat për largimin e tij, me shumë mundësi për te PSG, por me Laportën situata mund të ndryshojë. Sipas asaj që bën me dije “El Confidencial”, presidenti i ri ka një plan konkret për ta mbajtur “pleshtin” te Barcelona.

Lionel Mesi, kapiteni i Barcelonës. Gazeta Si, 18 mars 2021

Laporta do t’i ofrojë Mesit një kontratë të përjetshme. Kapiteni mund të ndjekë gjurmët e Arik Abidalit si ambasador i klubit, me një reduktim page me rreth 30%, duke parë situatën e vështirë ekonomike të katalanasve. Drejtuesit e klubit i kanë idetë të qarta dhe duan ta ndërtojnë skuadrën e së ardhmes rreth liderit aktual të tyre.

Për këtë arsye po planifikohet edhe një fushatë blerjesh që të jenë në lartësinë e pritshmërive të Mesit dhe tifozëve të Barcelonës. Emrat më të nxehtë në tavolinë janë ata të Haland, yllit të Borusia Dortmund, dhe Agueros, sulmuesit të Mançester Sitit, të cilit i skadon kontrata në verë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë