Mishel Platini rikthehet të flasë për dënimin e tij nga FIFA. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Platini ka lëshuar akuza ndaj institucionit që drejton futbollin botëror, duke theksuar se dënimi i tij ishte politik.
“Nuk e pranoj dënimin dhe nuk e ndjej veten të skualifikuar. Zvicra më dha të drejtë, edhe FIFA duhej ta bënte këtë gjë, por nuk e ka bërë për arsye politike. Gjithçka ka ndodhur për arsye politike. Nuk e di çfarë do të bëj më pas. Ndoshta isha ngjitur shumë lart dhe situata ishte komplikuar. E kam shfrytëzuar vendimin e atyre të mallkuarve të FIFA-s për të pushuar pak pas 45 vitesh. Nuk dua t’ia di për një pezullim, që është një punë të marrësh. Tani çështja i takon Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg. Nuk mund të më ndalojnë të punoj në futboll”, – ka thënë ish-presidenti i UEFA-s, i skualifikuar për çështjen e konsulencave për Jozef Blater.

Platini ka folur edhe për çështjen e teknologjisë në futboll. “Kam qenë gjithmonë kundër. VAR-i mund të ndihmojë, por gjithçka është çështje interpretimi dhe vendos gjithmonë njeriu. Dizenjatorët i kanë shndërruar arbitrat në fushë në kukulla. Është e rëndë ta humbësh një ndeshje për një gabim të arbitrit, por është diçka njerëzore. Tani është teknologjia dhe gabime ka përsëri. Nuk mund ta saktësojë VAR-i, nëse një faull me dorë është i vullnetshëm apo jo. VAR-i është i nevojshëm për pozicionin jashtë loje. Lërini të luajnë qeniet njerëzore mes tyre. Futbolli është bërë për lojtarët, jo për arbitrat që imponojnë rregullat e tyre. Kjo është ajo që më nervozon. Nuk është arbitri arkitekti i futbollit, janë futbollistët”, – është shprehur Platini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje