Politike

PLL kërkon rinumërim të votave në disa qendra votimi për tre bashki

Partia Lëvizja e Legalitet ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki, në Kamëz, Tiranë dhe në Dibër. Referuar dokumentacionit të dorëzuar ditën e shtunë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PLL shkruan se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.

Ndërkohë, në Tiranë, sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.

Sa i përket bashkisë së fundit, ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandatin si këshilltar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë