Ka ndodhur

Po dërgonte fëmijët në shkollë, qëllohet me dy plumba brenda makinës lezhjani

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Balldre të Lezhës.

I plagosur ka mbetur shtetasi Hilë Gjini teksa ka dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00.
Ndërsa ka hipur në makinë, Gjini është qëlluar me dy plumba në këmbë nha një armë automatik nga një banor i zonës me iniciale Gj. Gj.

Gjatë kësaj kohe, i plagosuri ka qëndruar në makinë derisa ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar në spitalin e Lezhës.

Nga informacionet paraprake nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia ka shkuar tek vendi ku ndodhi plagosja dhe po punon për kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë