Ka ndodhur

Po trafikonin 13 emigrantë, në pranga dy të rinj. Merrnin 600 euro për person

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Vorë pranë Tiranës, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Policia thotë se në kuadër të operacionit ‘Pararoja2’ u arrestuan K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga policia në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.   

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë