Policia e Korçës ka arrestuar dy persona që transportuan 25 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Policia thotë se janë arrestuar shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, u bë ndalimi me urdhër të Prokurorisë i shtetasit L. B., 26 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, 19-vjeçari është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Devoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” 25 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit A. K”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje