Futboll

Pogba është një e mirë luksi, Interi dhe Juventusi stepen nga paga

Pol Pogba është një lojtar klasi, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme fizike dhe teknike, ato aftësi që e bënë kampion bote në Rusi, në verën e 2018-ës. Francezi u kthyer te Mançester Junajtid me statusin e “top player”-it, pra me një kosto prej 110 milionë eurosh për kartonin dhe me një pagesë prej 14 milionë eurosh në sezon, plus bonuset që e çojnë këtë shifër deri në 20 milionë. Në mes janë edhe sponsorët e pasur, që do të thotë plus dhjetëra miliona euro.

Një pagesë shumë e lartë. Kush mund t’ia lejojë vetes këtë luks? Vërtet francezi “Old Trafford” tashmë ndihet si një huaj, pasi ka përjetuar një krizë të thellë muajt e fundit, për shkak edhe të probleme në kavilje. Kjo situatë ka bërë që të hapen dyert e transferimit të tij në një klub tjetër dhe gara është mjaft e fortë, në fakt.

Pogba ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Zidan, i cili e do te Real Madrid, por Juventusi është një dashuri e vjetër. Kohët e fundit mesfushori e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer me fanellën bardhezi, pasi në Torino ka shumë miq. Po ashtu, edhe trajneri Antonio Konte ka pasur një rol të rëndësishëm në rritjen e tij dhe Pogba është në planet e Interit.

Por tashmë duhen bërë mirë llogaritë edhe me realitetin e vështirë të koronavirusit. Po, sepse fjalët e thëna së fundi për “Sky Sport” nga drejtuesi i Juventusit, Fabio Paratiçi, janë shumë të qarta në lidhje me çështjen Pogba. “Ai është një futbollist i madh, por do ta ketë të vështirë të gjejë klubin që mund t’ia lejojë vetes të paguajë pagën e kripur të Pol Pogba”, – u shpreh Paratiçi. Në Angli ndërkohë mendojnë se francezi do të qëndrojë te Mançester Junajtid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë