Sipas mediave lokale, qeveria japoneze ka vendosur të lëshojë ujin radioaktiv që përmbahet në rezervuarë në oqean, i përdorur për të ftohur reaktorët e dëmtuar në uzinën e Fukushimas.
Media citon burime nga ekzekutivi dhe shpjegon se njoftimi do të bëhet të martën, pavarësisht kundërshtimit të industrisë së peshkimit, banorëve dhe përfaqësuesve të bujqësisë lokale.
Kina dhe Koreja e Jugut – Mosmiratimi për këtë gjë, është shprehur disa herë nga vendet fqinje, përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut. Për të ftohur impiantet e dëmtuara në katastrofën e vitit 2011, çdo ditë, iu shtohen serbatorëve, afërsisht 140 tonë ujë të kontaminuar (në të cilin është i pranishëm tritiumi, një izotop radioaktiv i hidrogjenit).
Në zonën ngjitur me uzinën, ka tashmë më shumë se 1.000 rezervuarë dhe sipas menaxherit të centralit, “Tokyo Electric Power” (Tepco), kapaciteti maksimal i lejuar, do të arrihet deri në verën e vitit të ardhshëm.
Angazhimi i qeverisë – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshi Kajiyama, raportoi se qeveria do të kërkojë bashkëpunimin e organeve të industrisë globale dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea), si dhe të diskutojë me prefekturat lokale, për të siguruar një nivel të duhur të sigurisë, si dhe të garantojë transparencë në procesin e vendimmarrjes.
Në përputhje me standardet ndërkombëtare – Në shkurt të vitit të kaluar, gjatë një vizite në fabrikë, drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, pranoi se çlirimi i ujit në Oqeanin Paqësor, do të ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare të industrisë bërthamore.
Gjatë aksidentit të marsit 2011, i shkaktuar nga tërmeti me madhësi 9 ballë dhe cunami pasues, u verifikua mbinxehja e karburantit bërthamor, i ndjekur nga shkrirja e bërthamës dhe i shoqëruar me shpërthime hidrogjeni dhe emisione të rrezatimit.
Çaktivizimi i impiantit, i cili përfshin heqjen e mbeturinave të prodhuara nga karburanti i shpenzuar, sipas vlerësimeve të qeverisë, mund të zgjasë deri në vitin 2051.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje