Robert Aaron Long, 21-vjeçari i akuzuar për vrasjen e tetë personave në tre sallonet e masazhit në Atlanta, Xhorxhia, (SHBA) “kishte kaluar një ditë vërtet të keqe”.
Me këtë fjali, të thënë gjatë një konference për shtyp, zëvendës-sherifi i Xhorxhias, Jay Baker përfundoi mes akuzave, duke shkaktuar polemika dhe reagime të indinjuara.
Disa përdorues të rrjetit, ripublikuan një postim në Facebook një vit më parë, në të cilin Baker ftoi njerëzit të blinin një këmishë anti-aziatike që i referohej koronavirusit si një “virus i importuar nga Kina”.
Fraza në qendër të polemikave – “Ai ishte i lodhur, praktikisht dukej dhe kjo ishte ajo që ai bëri”, tha Baker për 21-vjeçarin, i cili u bë protagonist i masakrës në tre qendra masazhi.
Baker, një zëdhënës i Policisë së Qarkut Cherokee, ka qenë gjithmonë kanali kryesor i informacionit mbi masakrën e Atlantës këto ditë.
Këto fjali të tij kanë bërë xhiron e mediave sociale dhe janë dënuar ashpër.
Gjithashtu në mediat sociale, një nga postimet e tij u ripublikua, pasi i kishte bërë jehonë retorikës së presidentit të atëhershëm të SHBA-ve, Donald Trump për Covid 19 të importuar nga Kina.
I akuzuar për vrasje – Ndërkohë Robert Aaron Long është akuzuar zyrtarisht për vrasje.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse është një krim i motivuar racor apo jo: nga tetë viktimat, gjashtë ishin gra aziatike, por vrasësi, i cili pranoi sulmin, mohoi motivimin racor prapa gjestit të tij.
Tetë akuza për vrasje dhe një për sulm të rëndë u paraqitën kundër tij.
Identifikohen 4 viktima – Sipas sherifit të kontesë Cherokee, Frank Reynolds, 21-vjeçari mund të jetë një klient i rregullt në një nga qendrat e mesazheve, ku ai qëlloi me armë ose dyshohet të ketë pasur një “varësi nga seksi”, duke i konsideruar këto sallone, si një tundim që ka dashur t’i eliminojë.
Autori i dyshuar ishte rrugës për në Florida kur u arrestua dhe ndoshta mund të kishte shkaktuar më shumë vdekje nëse nuk do të arrestohej.
Sipas “CBS News”, i riu, i cili u identifikua me ndihmën e prindërve të tij, iu tha hetuesve se “e do Zotin dhe armët”.
Ndërkohë, janë identifikuar katër nga viktimat: Ashley Yaun, 33 vjeçe, Paul Andre Michels, 54 vjeç, Xiaojie Tan, 49 vjeçe dhe Daoyoue Feng, 44.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje