Gazeta Si – Akuza kryesore është se e ka bërë luftën “magjepsëse”. Në rrjetet sociale, turmat e të indinjuarve, komentuan negativisht kopertinën e tetorit të revistës më të rëndësishme të modës në botë, “Vogue America”, kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska, e cila në shërbimin e titulluar “Portreti i guximit”, pozon edhe me bashkëshortin e saj, presidentin Zelenskij.
Fotot janë firmosur nga portretistja Annie Leibovitz, e cila fluturoi në Kiev për këtë rast: “Lufta nuk është Instragram”; “Ka njerëz që vuajnë”, – lexohet në mesazhe.
Mes komenteve, është edhe ai i politologut amerikan, Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter: “Zelensky bëri një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një fotosesion i modës në kohën e luftës është një ide e keqe”.
Në krah të zonjës së parë, njerëzit e saj shohin në këtë raport forcën dhe krenarinë e grave të Kievit. “Shumë nga bashkëqytetarët e mi, – shkruan Oleksandra Povoroznyk, – e shohin këtë kopertinë si një pjesë të rëndësishme të asaj që Olena po bën për të tërhequr vëmendjen në vendin tonë”.



Megjithatë, këtë herë, grimi pa të meta dhe fotoja me flokë të krehur pas thasëve me rërë në sfond në pallatin presidencial në Kiev, sipas shumëkujt, janë elementë që përplasen shumë me njëri-tjetrin.
Si dhe Olena që “shfaqet” në aeroportin Antonov të Gostomel, duke shtrënguar jakën e një palltoje blu të prerë mirë përpara asaj që ka mbetur nga një avion ukrainas dhe e rrethuar nga tre ushtare femra të kamuflazhuara, për disa nga zërat kritikë në këto orë ueb, mund të jetë një qasje fyese për ata që luftojnë, ata që vdesin, ata që vuajnë.
Zgjedhja për t’u mbështetur në objektivin fotografik të “Vogue”, megjithatë duket se është peshuar nga presidenca në Kiev, duke qenë se profili publikon edhe një ‘backstage’ të sesionit fotografik, në të cilin presidenti ukrainas shihet duke bashkëpunuar në xhirime.
Vetë Olena Zelenska më pas duket se pretendon këtë zgjedhje me një koment të postuar në profilin e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës në Twitter dhe që ka të gjithë tonin e të qenit përgjigja e Zonjës së Parë ndaj polemikave.
“Të jesh në kopertinën e ‘Vogue’ është një nder i madh dhe një ëndërr për shumë njerëz të shquar dhe të suksesshëm në botë. E vetmja gjë që u uroj të gjithëve, është që kjo të mos ndodhë, sepse në vendin e tyre ka luftë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje