Ka një komisariat në Shqipëri që nuk ka as shef krimesh, as shef rendi, madje as shef komisariati. Ky komisariat ka vetëm një polic paradite dhe një pasdite. Edhe ata shërbejnë aty jashtë portës dhe thjesht dhe vetëm për të ruajtur godinën. Bëhet fjalë për komisariatin numër 6 në Kombinat, një nga komisariatet më të vjetra në Tiranë që gjendet në brendësi të zonës. Ky komisariat u mbyll në muajin janar të këtij viti pas një ceremonie moderne ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në të cilën u inaugurua komisariati i ri numër 6, që gjendet në rrugën kryesore që lidh Tiranën me fshatrat Vaqar, Mënik, Ndroq e të tjera.
Gazeta Si u interesua se çfarë ndodh tani në komisariatin e vjetër, një ndërtesë e amortizuar, e cila nuk ishte e duhura edhe me investimet që u hodhën gjatë kohës që ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.
Edhe pse komisariati është mbyllur, askush nuk është kujtuar të largojë prej andej tabelat, në të cilat siç duken nga fotografitë, tregojnë se aty gjendet ende një komisariat.



Një komisariat i cili nuk ekziston më, por që sidoqoftë çdo ditë shefat e komisariatit numër 6 (të riut), caktojnë një polic në shërbim, në mënyrë që të ruajë ndërtesën e vjetër nga hajdutët, nga frika se mos ata vjedhin dyert, portat e hekurit dhe tavolinat, të cilat shpesh shiten për pesë lekë në tregun e zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje