Bajerni fitoi të shtunën titullin e 31-të në histori, të 9-in radhazi në Bundesligë. Një rekord ky për bavarezët dhe në Gjermani janë të sigurt se Bajerni do ta zgjatë serinë e titujve radhazi, edhe pse kjo gjë do ta bënte më pak tërheqëse Bendesligën.
Dhe jo vetëm ata që merren me futbollin janë të shqetësuar për këtë çështje. Edhe Policia e Mynihut është vënë në “lëvizje” dhe në faqen e saj zyrtare të Twitter ka bërë pak ironi me titullin e bavarezëve.
#Vermisstenfahndung
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) May 8, 2021
Seit ca. 9 Jahren wird aus der #Bundesliga die Konkurrenz vermisst. Sachdienliche Hinweise bitte an den @FCBayern oder jede Polizeidienststelle. pic.twitter.com/P53p2uPqdL
“Kompeticioni i Bundesligës është zhdukur prej 9 vitesh. Janë të lutur të gjithë ata që kanë informacion për Bajernin të njoftojnë në çdo stacion policie”. Argëtuese sigurisht, edhe pse pas mesazhit ironik Policia ka bërë një tjetër postim, por këtë herë serioz: “Urime për kampionatin! Të dashur tifozë, mbani mend që rregullat e trafikut dhe Koronavirusit duhet të respektohen edhe gjatë festimeve. Kjo nuk është një shaka”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje