Është hedhur në tokë banesa dykatëshe në zonën e Laprakës, e cila preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Pas më shumë se dy orëve tension, policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë banorët nga banesa, të cilët prej orësh ishin ngujuar brenda saj, pasi kundërshtonin aksionin e IKMT-së.
Familja nuk ka pranuar që të dalë nga shtëpia dykatëshe, duke thënë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave.
“Tmerri i vërtetë, është diçka flagrante, e paprecedentë”, shprehen ata.
Sipas tyre, lajmërimi u kishte shkuar vetëm dje se banesa nuk do të legalizohej, ndërsa bashkëshorti u shpreh se nuk kam ku të shkoj pasi “kam nënën 94 vjeç dhe dy vajza 15 vjeç”, duke paralajmëruar se do të vetëflijohet.
Por, policia ndërhyri duke i nxjerrë nga banesa për t’i hapur rrugë IKMT që shembi banesën, ndërkohë që gruaja kaloi një gjendje të fikti.
Kryefamiljari Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim.
Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje