Policia ka ndërmarrë një operacion antidrogë në zonën e Niklës në Krujë. Mësohet se ky aksion ka si qëllim zbulimin dhe asgjësimin e fidanëve me kanabis.
Për këtë arsye, policia ka ushtruar kontrolle në të gjitha serat dhe tunelet në zonën e Niklës.
Deri më tani nuk dihet nëse policia ka zbuluar parcela me kanabis, por operacioni vazhdon ende.
Gjatë dy muajve të fundit në këtë zonë ka pasur një numër të madh zjarrvëniesh. Policia dyshon se këto zjarre kanë qenë me qëllim hapjen e parcelave të reja për mbjelljen e kanabisit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje