Politike

Pollo: Komision hetimor pas 25 prillit, policia ushtroi dhunë mbi protestuesit

Duke qenë se kanë braktisur Kuvendin me kohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, thotë përmes një statusi në Facebook se, pas zgjedhjeve të 25 Prillit,  opozita duhet të ngrejë një komision hetimor për “dhunën nga ana e Policisë në pesë ditë protesta në Tiranë”

“Dhuna antiligjore e policisë së qeverisë rilindiste po vazhdon; edhe ndaj protestës paqësore ku mungojnë vandalizmat anësore siç e pamë dje, edhe ndaj të miturve siç e kemi parë gjithë këto ditë.

Që t’a dinë mirë që sot se paligjshmëria do të ndëshkohet opozita të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit, i cili, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit, shoqatave për të drejtat e njeriut, medias etj., të hetojë e të gjejë shkelësit në radhët e policisë e t’ja dorëzojë Drejtësisë”, shkruan Pollo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë