Bota

Polonia miraton ligjin për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm

Parlamenti i Polonisë miratoi një ligj që i lejon rojet kufitare t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që kalojnë ilegalisht kufirin.

Rojet gjithashtu do të kenë fuqi t’i refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar, pa u shqyrtuar.

Polonia dhe Bashkimi Europian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për dërgimin e mijëra migrantëve në kufijtë e BE-së.

Bashkimi Europian thotë se ai po përpiqet t’i destabilizojë shtetet anëtare, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare, duhet të ketë qasje në procesin e azilit edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Edhe pse është e ndaluar të dërgohen njerëzit atje ku mirëqenia e tyre mund të jetë në rrezik, grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Poloninë për kthimin e migrantëve tash e sa muaj.

Së paku gjashtë viktima janë gjetur pranë kufirit. Migrantët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e të ftohtit.

Ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak duhet të nënshkruhet tani nga presidenti Andrzej Duda.

Burimi:REL


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë