Bota

Polonia sfidon BE, miraton ndërtimin e murit kundër emigrantëve

Edhe pse Bashkimi Europian ka thënë se nuk do të financojë asnjë mur kundër emigrantëve, Polonia dhe Bjellorusia po ecin drejt përpara.

Parlamenti i Varshavës ka dhënë hapin përfundimtar për ndërtimin e barrierës, e cila do të shtrihet në mbi 100 kilometra përgjatë kufirit lindor të Bashkimit Evropian dhe do të kushtojë 353 milionë euro.

Presidenti polak, Andrzej Duda, kishte njoftuar se do ta nënshkruante ligjin sapo të miratohej nga Parlamenti dhe tani telat me gjemba të vendosura tashmë do të zëvendësohen nga një mur i lartë dy metra e gjysmë, i cili së bashku me qindra ushtarë të vendosur përgjatë kufiri, do të parandalojë çdo mundësi aksesi për mijëra njerëz të dëshpëruar që vijnë nga Afganistani, Siria, Iraku për të kërkuar një të ardhme në Evropë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë