Ish-biznesmeni shqiptar i naftës Albano Aliko ka qenë objektivi i terroristëve që Gjermania arrestoi një muaj më parë në territorin e tyre.
Ndërkohë, Shqipëria arrestoi gjithashtu pak ditë më parë Komron Zukhurov si të dyshuar si pjestar i ISIS. Ka dyshime të forta se taxhiku gjendej këtu edhe për të vëzhguar pikërisht biznesmenin në fjalë me qëllim përgatitjen e atentatit.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë për “Abc News” se historia e atentatit të planifikuar ndaj tij daton që në shkurt të vitit të shkuar, teksa Aliko ndodhej me masë sigurie “arrest shtëpie” e caktuar nga drejtësia shqiptare.
Në atë kohë, oficerë të Krimeve të Rënda dhe ata të anti-terrorit sapo janë vënë në djeni për atentatin që po i përgatitej biznesmenit shqiptar, e kanë marrë këtë të fundit në pyetje.
Të njëjtat burime sqaruan se Albano Aliko u ka treguar hetuesve në lidhje me një konflikt të hershem biznesi që ai ka pasur me disa persona nga Azerbajxhani.
Burimet sqaruan se në bazë edhe të dëshmisë së Alikos, porositësit e ekzekutimit të tij ishin pikërisht nga një grup biznesmenësh nga Azerbajxhani.
Në Prill të këtij viti, Gjermania goditi celulën terroriste, ku u hetuesit e huaj theksuan se një nga terroristët e arrestuar, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri.
Ndërkohë që një javë më parë, si pjesë e këtij grupi, në vendin tonë policia arrestoi në Tiranë 24 vjeçarin Komron Zukhurov nga Taxhakistani, i dyshuar si pjesë e ISIS.
Albano Aliko është ish-administratori i kompanisë “Gulf”.
Ai u shpall në kërkim në prill të 2018-ës, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, me vlerën e 5 milionë eurove.
Aliko u arrestua në muajin shtator të 2018-ës ndërsa gjykata i zbuti masën e sigurisë duke e liruar nga qelia. /abcnews.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje