Pas një seance maratonë prej më shumë se 12 orësh në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca miratoi projektin e ri të Portit të Durrësit, duke votuar marrëveshjen me 74 vota pro, 35 kundër.
Një ditë më pas, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi që do të garojë edhe për Bashkinë e Tiranës përcolli një mesazh që ai i drejtoi deputetëve socialistë pak para votimit.
“Ju kërkoj të distancoheni dhe të shpëtoni fytyrën! Po mbani me votë një kurban-bërës. Po bëheni patericë e një kryeministri që do ju bëjë kurban një e nga një. Dëshironi të jeni Saimir Tahiri apo Lefter Koka i radhës? Kjo është në vullnetin tuaj, por mos harroni se diktatura ha bijtë e vet”, tha Këlliçi, duke e postuar mesazhin edhe në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje