Një gjest i bukur nga kampionët e Europës në fuqi. Portugalia e Kristiano Ronaldos, – që duhej të mbronte titullin këtë verë, por Europiani u shty për verën e ardhshme, – ka vendosur të ndihmojë futbollin diletant në vend. Drejtuesit e kombëtares dhe futbollistët nuk kanë pranuar të marrin gjysmën e bonusit për kualifikimin në “Euro 2020” për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë në këtë periudhë.
Do të jetë një ndihmë thelbësore për futbollin diletant në Portugali, ku janë pezulluar të gjithë aktivitetet nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Federata e Portugalisë. “Dhuratën e kombëtares do ta shtojmë te fondi në mbështetje të shoqatave rajonale të futbollit dhe klubeve amatore. Bëhet fjalë për 4.7 milionë euro”, – ka konfirmuar Federata e Portugalisë, që të mërkurën vendosi të mbyllte kompeticionet e nivelit amator pa shpallur një fitues.

“Nuk ka ende asnjë vendim në lidhje me një rifillim të mundshëm të kampionatit në nivel profesional në Portugali. Objektivi i Ligës është që ta mbyllë kampionatin për të gjetur një lloj normaliteti dhe për të përgatitur sezonin e ri dhe kompeticionet ndërkombëtare”, – ka thënë presidenti i Ligës, Pedro Proença.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje