Një rast i ri Covid-i në klubin e Juventusit. Pas turkut Demiral, ka rezultuar pozitiv pas tamponit të fundit edhe mbrojtësi tjetër, Leonardo Bonuçi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi torinez me një njoftim zyrtar, ku shkruan: “Pas rikthimit të lojtarëve nga grumbullimi me kombëtaret, disa lojtarë sot në mëngjes kanë kryer testet molekulare diagnostikuese për Covid-19 dhe Bonuçi ka rezultuar pozitiv. Futbollisti menjëherë është izoluar në shtëpinë e tij”.

Për trajnerin Andrea Pirlo do të jetë emergjencë në mbrojtje në prag të derbit me Torinon, pasi mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm si Demiral dhe Bonuçi. Me rikthimin e futbollistëve nga kombëtaret, të gjitha klubet janë në ankth, pasi ka rrezik për ndonjë vatër infeksioni.
Sasuolo ka vendosur të mos aktivizojë në fundjavë dy lojtarët që ishin grumbulluar me Italinë, Berardin dhe Lokatelin. Te Napoli i druhen faktit se mos del pozitiv polaku Pjotr Zielinski, i cili është në pritje të përgjigjes së tamponit. Në kombëtaren polake ka pasur disa raste infktimi me Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje