Politike

PR, Sulaj: PD e LSI me lista të veçanta, secili me aleatët e vet

Nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj thotë se koalicioni opozitar po diskuton futjen në zgjedhje në dy lista të veçanta, me qëllim maksimalizimin e votës, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor që ndalon koalicionet parazgjedhore.

I ftuar në “Repolitix”, Sulaj tha se PD dhe LSI duhet të dalin në lista të veçanta, ku me demokratët të bashkohen ato që kanë një ideologji të djathtë, përfshirë këtu PR, dhe me LSI ato që janë me një spektër pak të majtë.

“Unë mendoj që opozitës në të gjitha mënyrat për të maksimalizuar votat dhe për të fituar zgjedhjet, duhet të dalë me dy lista.

Jeta politike e PR ka lindur përkrah me PD se kemi një pjesë që është parimet dhe shtyllat tona bashkohen me njëra-tjetrën.

Në 30 vite kemi ditur që kur ka ardhur koha të ikësh në opozitë kemi ndenjur në opozitë se jemi krah një partie që kemi lidhur parimet.

Unë mendoj që brenda koalicionit opozitar ka parti që kanë spektër të majtë dhe mendoj që në ndërtimin e tyre  mund të jenë shumë të mira lista të përbashkëta në disa parti.

Nëpërmjet kësaj mënyre mund të arrijmë të fitojmë zgjedhjet e ardhshme”, tha Sulaj.

Megjithatë, nënkryetari i republikanëve nënvizoi se ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë