Burime pranë inteligjencës amerikane, konfirmojnë se komandantët e ushtrisë ruse kanë marrë urdhra për të vazhduar me pushtimin e Ukrainës, me plane specifike për manovra në çdo fushëbetejë.
Kështu ka raportuar korrespondenti i TV amerikan CBS, David Martin, duke u nisur nga një deduksion: “Ata po bëjnë gjithçka që është në protokoll pasi të kenë marrë urdhrat për të pushtuar”.
Prej ditësh, presidenca amerikane ka zbuluar burime të inteligjencës se një pushtim është i pashmangshëm.

Rusia ka pothuajse 75% të forcave të saj konvencionale në pozicione kundër Ukrainës, sipas CNN, duke cituar një ekzekutiv amerikan me njohuri të drejtpërdrejta të informacionit të inteligjencës.
Sipas këtij burimi, rreth 60 km nga kufiri ukrainas, ka 120 nga 160 grupet taktike të batalioneve ruse (Btg), e barabartë me 75% të njësive kryesore luftarake në Moskë.
Kundër Kievit janë mobilizuar 35 nga 50 batalionet e mbrojtjes ajrore, 500 bombardues luftarakë, si dhe 50 bombardues me peshë mesatare.
Në median sociale ruse “VKontakte”, u përhap lajmi për “një duzinë anije ushtarake të Marinës Ruse” që sapo kanë kaluar ngushticën e Kerçit, drejt Ukrainës përmes detit Azov.

Pak para kësaj, Rusia shpalli sërish mbylljen e hapësirës ajrore në Detin Azov, nga e hëna e 21 shkurtit deri të hënën pasardhëse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Tëitter pas bisedës telefonike të sotme me presidentin francez Emmanuel Macron, theksoi mbështetjen e tij për një “futje të menjëhershme të një armëpushimi” në Donbas.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se të gjitha shenjat të lënë të kuptosh se Rusia është në prag të sulmit ndaj Ukrainës, megjithatë u angazhua se Uashingtoni do të bënte të gjitha përpjekjet diplomatike deri në minutën e fundit për të parandaluar një ndërhyrje ruse.
“Gjithçka që po shohim sugjeron se situata është shumë serioze, se jemi në prag të një pushtimi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar një gjë të tillë”, tha ai në një intervistë për televizionin CNN. Blinken tha se Perëndimi ishte i përgatitur nëse Moska sulmon Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje