Planet e qeverisë greke për të hapur së më shpejt sezonin turistik të vendit rrezikojnë të minohen nga shifrat ende alarmante sa i përket përhapjes së infeksionit në vend. Greqia ka regjistruar numrin më të lartë të personave që kanë ndërruar jetë nga Covid brenda këtij viti, ndërsa është vendosur edhe rekordi i ri i atyre që janë në intubim, që prej nisjes së pandemisë.
Gjatë përditësimit të situatës të premten, autoritetet shëndetësore greke thanë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 72 persona, ndërsa janë numëruar rreth 3100 raste të reja me virus.
Shqetësuese janë të dhënat që lidhen me personat që ndodhen në intubim, pra në frymëmarrje artificiale. Kjo shifër ka shkuar në 728 persona, numër që nuk është regjistruar asnjëherë më parë që prej nisjes së pandemisë në fillim të vitit të kaluar.
Spitalet në Athinë dhe Selanik kanë dhënë alarmin për tejkalim të kapaciteteve normale të tyre dhe nisur nga sinjalet që Qeveria ka dhënë se po synon të lehtësojë masat në prag të sezonit turistik, i kanë bërë thirrje asaj që të zgjasë shtrëngimet me të paktën dy javë.
Lajmi i mirë mbërrin nga ekspertët që parashikojnë se piku i pandemisë është lënë pas krahëve dhe se në dy javët në vazhdim situata do të përmirësohet ndjeshëm, ndihmuar edhe nga zgjerimi i procesit të vaksinimit.
Qeveria greke synon që në mes të muajit maj të hapë hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese që i shërbejnë turizmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje